Caslav Joliq u nis mëngjesin e sotëm në Istog për të nxjerrë një dokument personal në qendrën e regjistrimit.
Por, shtypja e numrit të tij personal i doli “dardhë me bisht”.
Serbi nga Gurrakoci i Istogut ishte në kërkim nga Interpoli, për çka sistemi e nxori në pah.
Pak minuta iu deshën patrolës së policëve civilë për të ardhur në vendin e ngjarjes ku edhe iu vënë prangat.
Por kush është në të vërtetë Joliq?
Burimet bëjnë të ditur se serbi është polic aktiv në Beograd. Ai akuzohet për rrahjen e një kosovari nga fshati Gurrakoc pak para përfundimit të luftës.
I njëjti akuzohet edhe për tortura dhe maltretim të popullsisë civile në Istog si rezervist në ish-policinë serbe.
54 vjeçari u dërgua në Stacionin Policor në Istog, dhe me urdhër të Prokurorit është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh.
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…
Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…