FOTO&VIDEO

Arrestohet “Rambo” në Gjermani, më shumë se 2.530 policë u angazhuan

Policia gjermane ka arrestuar një person të dyshuar me nofkën “Rambo” pas një kërkimi të organizuar për pesë ditë me radhë në Malin e Zi të Gjermanisë.

Yves Rausch, 31 vjeç, thuhet se ka ikur në pyllin afër Oppenau, në Gjermaninë jugperëndimore, të dielën, pasi kërcënoi katër oficerë policie dhe mori pistoletat e tyre, njofton Klan Kosova.

Një njësi elitare policie, helikopterë, detektorë termikë dhe qen ishin vendosur për ta gjetur atë.

Më shumë se 2.530 oficerë u përfshinë në operacion, tha policia gjermane.

I dyshuari u gjet i fshehur në një kaçubë me katër armë zjarri të vendosura para tij dhe një sëpatë në prehër, u tha gazetarëve zëvendësshefi i policisë rajonale Juergen Rieger.

Rausch u plagos lehtë në operacion, por edhe një oficer policie mori lëndime me sëpatë.

Një punëtor postar dha informacione për policinë që çoi në arrestimin e tij.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

4 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

14 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

18 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

18 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

21 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

1 ditë ago