Nazmi Mehmeti nga Presheva i diplomuar për mjekësi në Prishtinë i cili pas një periudhe 8 vjeçare të punës si mësimdhënës i lëndëve mjekësor në shkollën e mesme teknike “Presheva” në Preshevë është larguar nga puna.
Kjo për shkak të mosnjohjes së diplomave të Kosovës nga ana e Serbisë, shkruan Reporteri.
Ai ka thënë se ka nisur punë 3 mujore në Klinikën Infektive në Prishtinë si mjek i rekrutuar për luftimin e pandemisë Covid-19 nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë.
“Nga ministria e arsimit në Serbi, nuk mundem më të vazhdoj mësimdhënien për arsye të mos njohjes së diplomës së Prishtinës.
E falenderoj stafinë e SHMT ‘Presheva’ në Preshevë për punën gjatë 8 viteve, e veçanti drejtorin Telat Arifi, sekretarin Agim Dalipi, Mr Ridvan Agushi dhe gjithë kolegët e mjekësisë. Faleminderit pa masë nxënësve të mjekësisë, e ardhmja e vendit tim.
Ishin vite të arta, faleminderit për të gjitha, kohë e vështirë por me shpresë për më mirë me miqë e familjarë. Sot, kam filluar punën 3 mujore në Klinikën Infektive në Prishtinë si mjek i rekrutuar për luftimin e pandemis Kovid 19 nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë”, ka shkruar ndër të tjera mjeku nga Lugina.
Ky është vetëm një nga rastet e shumta kur të rinjtë e Luginës detyrohen të largohen nga vendlindja për shkak se Serbia nuk ua njeh diplomat atyre që kanë kryer studimet në Kosovë.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…