Një e re shqiptare në Angli pjesë e grupimit pro-Palestinës, e arrestuar një muaj më parë, i është refuzuar aplikimi për ta lënë të lirë me kusht.
Top Channel duke iu referuar dokumenteve të gjykatës City of Westminster, mëson se ndaj Teuta Hoxhës rëndojnë dy akuza.
Shqiptarja 28-vjeçare me banim në Crystal Palace Road në Londër akuzohet se 06/08/2024 hyri pa leje në ambientet e Elbit Systems, një kompani izraelite për prodhim armësh dhe dronësh luftarak.
Sipas aktakuzës e reja shqiptare tentoi të dëmtojë këto ambiente.
Ndërsa në akuzën e dytë thuhet se ajo ndërmori dëmtime të godinës të një vlere ende të pacaktuar në kompaninë Elbit Systems UK.
Kjo nuk është hera e parë kur përpara godinës të kësaj kompanie protestohet dhe ndërmerren akte të dhunshme.
Teuta Hoxha është arrestuar bashkë edhe me disa aktivistë të jetë pro-Palestinës do të paraqitet në gjykatën qëndrore të krimeve në Londër Old Baily më 06/12/2024.
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…
Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…