Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Kroacisë, Mario Banozic, do të qëndrojë sot për vizitë në Kosovë.
Ai tashmë ka arritur në vend, ku është pritur nga homologu i tij, Ministri Armend Mehaj.
Të dy dëgjuan intonimin e himneve të shteteve.
Fillimisht dy ministrat do të zhvillojnë takim, e më pas do të mbahet takimi në mes të delegacioneve të të dyja vendeve.
Nga ministria kanë njoftuar se do të nënshkruhet edhe një marrëveshje mirëkuptimi mes Kosovës dhe Kroacisë.
Po ashtu pritet që të dy ministrat të adresohen para medieve.