POLITIKE

Vuçiç takon me Ramën dhe Zelenskyn, mediat serbe: Serbia do të kërkojë ndryshime në deklaratën për Rusinë dhe Kosovën

Mediat në Beograd kanë zbuluar se në Samitin e Tiranës për Ukrainën, Serbia do të jetë i vetmi shtet që do të kërkojë ndryshimin e deklaratës përfundimtare.

Nuk dihet ende se si do të jetë teksti i deklaratës, por siç raporton B92, Vuçiç do të kërkojë që të hiqen sanksionet ndaj Federatës Ruse, si dhe termi “ndikimi malinj i Federatës Ruse në vendet e rajonit”.

Këtë fakt e ka pranuar edhe vetë Presidenti i Serbisë, i cili për gazetarët u shpreh se do të kenë një propozim për deklaratën, ndërsa theksoi se do ti përmbahen parimeve të miratuara nga KS.

“Ne kemi disa propozime për një deklaratë, do të shohim… E vetmja gjë që mund të them është se do t’i përmbahem parimeve të miratuara nga Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Republikës së Serbisë dy vjet më parë. Na pret një ditë e ngarkuar, mesazhe serioze dhe të rëndësishme, nesër duhet të flasim për programin e rritjes dhe tregun unik evropian, sot do të bisedoj me presidentin Zelensky. Tema shumë të rëndësishme dhe jo gjithmonë të lehta për ne. Gjërat nuk janë aq të thjeshta sa ju duken”, tha ndër të tjera Vuçiç për gazetarët e pranishëm.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

53 minuta ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

2 orë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

9 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Rama ironizon protestuesit në Zvërnec: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe birre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…

12 orë ago
  • POLITIKE

Pas Greqisë, tani edhe Turqia kundër Shqipërisë

Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…

21 orë ago
  • KRYESORE

Përshkallëzohet tensioni në Gjirin Persik, Irani sulmon bazat amerikane me raketa balistike

Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…

1 ditë ago