KRYESORE

Asgjë nuk mund ta dëmtojë: Facebook ka arritur vlerën e tij më të lartë në histori

Duket sikur kritikat ndaj Facebook dhe Mark Zuckerberg kanë zgjatur një dekadë. Çështjet e privatësisë dhe sigurisë, lajmet e rreme, reklamat politike, ndikimi i Facebook në zgjedhje dhe, natyrisht, skandali i Cambridge Analytic janë vetëm disa nga gjërat që e kanë karakterizuar kompaninë e Zuckerberg ndër vite. Gjithashtu u përmend edhe problemi i të rinjve që largoheshin nga Facebook, me shumë që bënin thirrje për bojkotim dhe fshirje të këtij rrjeti social.

Por e gjithë kjo nuk e ka tronditur kompaninë, e cila në ditët e sotme zotëron gjithashtu Instagram, WhatsApp dhe Messenger si një aplikim më vete (ku reklamat mund të shfaqen veçmas) dhe në fund të javës së kaluar çmimi i aksioneve të Facebook arriti vlerën e tij më të lartë deri më tani. Në mbyllje të shkëmbimit të premten e kaluar, çmimi i aksioneve arriti në 218.30 dollarë, me një vlerë tregu prej 622 miliardë dollarë.

Eshtë gjithashtu interesante të kujtohet koha kur Facebook sapo shkoi në bursë – nuk kaloi pa skandale dhe në fillim pati një rënie të madhe të çmimit të aksioneve (aksionet mund të bliheshin për më pak se 20, dhe tani arritën në gati 220 dollarë), dhe disa aksionarë madje kanë ngritur padi kundër Zuckerberg. Pas kësaj, rritja pasoi, me kriza të rastit dhe rënie të mëdha, veçanërisht në verën e vitit 2018, kur, si rezultat i rritjes më të ulët të klientit sesa parashikohej dhe njoftimit të rritjes së kostove, kompania humbi më shumë se 120 miliardë dollarë brenda një dite.

Facebook është aktualisht në një periudhë të qëndrueshme, por sfidat e reja të mëdha po vijnë së shpejti – zgjedhjet presidenciale të SHBA-së, të cilat mbartin një numër çështjesh kryesore siç janë lajmet e rreme, reklamat politike dhe videot. Kompania e Zuckerberg ka vite që po përgatitet për këtë dhe do të jetë interesante të monitorohet nëse, edhe pas këtyre zgjedhjeve, si në vitin 2016, shumë fajësojnë Facebook-un dhe efektet e tij si disa nga faktorët kryesorë që ndikuan në rezultatin e zgjedhjeve.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

3 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Rama ironizon protestuesit në Zvërnec: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe birre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…

6 orë ago
  • POLITIKE

Pas Greqisë, tani edhe Turqia kundër Shqipërisë

Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…

16 orë ago
  • KRYESORE

Përshkallëzohet tensioni në Gjirin Persik, Irani sulmon bazat amerikane me raketa balistike

Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…

1 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Propaganda pro-iraniane në protestat për Zvërnecin? Video “Lego” me AI paraqesin Shqipërinë si pjesë të rezistencës kundër Izraelit

Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

1 ditë ago