Para pak minutash ka nisur tubimi i Lëvizjes Vetëvendosje për nder të 15 vjetorit të themelimit të partisë.
Në këtë tubim ku po marrin pjesë edhe krerët më të lartë të LVV’së në krye me Albin Kurtin nuk po respektohen fare rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë.
Derisa të pranishmit që po marrin pjesë në tubim në duart e tyre po mbajnë flamurin kuq e zi, flamuj të shteteve të tjera por jo edhe atë të Republikës së Kosovës.
Ky tubim i VV-së vjen vetëm pak ditë pas rrëzimit të Kurtit, i cili drejtoi institucionet e Republikës për vetëm 52 ditë.