Kongresmeni Mac Rose e cilësoi të turpshëm mënyrën se si ambasadori Grenell është duke trajtuar çështjen mes Kosovës dhe Serbisë.
Në një intervistë për gazetarin Endri Xhafo në Abc News, Rose u shpreh se lënia e çështjes së shqiptarëve të Kosovës, në dorë të një autoritaristi si Grenell nuk është një veprim i zgjuar nga administrata amerikane.
Endri Xhafo – Abc News: Pyetja e fundit kongresman Rose, ju më thatë në fillim të kësaj interviste se ju i njihni mirë shqiptarët. A e dini ju se lobi shqiptaro-amerikan i ka kërkuar presidentit Trump të shkarkojë ambasadorin Richard Grenell si i dërguar i posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi. A keni ndonjë koment për këtë? A mendoni se Presidentit Trump i duhet një marrëveshje historike në Ballkan për ta përdorur për zgjedhjet e ardhshme?
Max Rose: Shikoni, mendoj se trajtimi i marrëdhënieve dhe dinamikës mes Kosovës dhe Serbisë nga ambasadori Grenell është realisht e turpshme.
Pavarësia e Kosovës duhet pikësëpari të pranohet në mënyrë unanime dhe universale nga komuniteti ndërkombëtar, përfshirë edhe Serbinë, dhe popullsia shqiptare në Kosovë sigurisht që duhet mbrojtur.
Mënyra sesi kanë tentuar të braktisin një nga aleatët më të mëdhenj të Amerikës, një vend ku Amerika ka shumë më tepër mbeshtetje se në çdo shtet tjeter, dhe lënia në dorë të dikujt, një autoritarist si Grenell që nuk krijon besueshmëri, nuk ka qenë veprim i zgjuar dhe unë mendoj që është e qortueshme.
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…