KRYESORE

Asociacioni – pritë në rrugën drejt KiE-së: Franca e Gjermania kërkojnë kushtëzim, Kurti e hedh poshtë si kusht

Për t’i mbështetur përpjekjet e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, shtetet perëndimore i vendosën një kusht për ndërmarrjen e hapave konkretë për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Por, tash për tash, Kosova nuk është në agjendën e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, i cili do të mblidhet më 16 dhe 17 maj në Strasburg, raportoi dje Radio Evropa e Lirë.

Pritjet ishin që në atë takim të votohej për pranimin e Kosovës në këtë organizatë.

Sipas burimeve diplomatike të disa vendeve të Këshillit të Evropës, janë disa shtete, të cilat preferojnë që Kosova të mos jetë fare në agjendë, sesa të marrë votë negative.

Po sipas tyre, “nuk mund të thuhet se Kosova është hequr nga rendi i ditës, pasi as më herët nuk ka qenë në rend dite”.

Paraprakisht, më 16 prill, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës votoi pro anëtarësimit të Kosovës.

Por, ndërkohë, shtete si Franca dhe Gjermania kërkuan kushtëzimin e anëtarësimit të Kosovës në KiE me themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e hodhi poshtë këtë kusht, duke thënë se çështja e Asociacionit ka të bëjë me dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, e jo me Këshillin e Evropës.

I dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha të mërkurën se “ka shqetësime se Kosova mund të mos i ketë votat për t’u pranuar në Këshillin e Evropës”.

Që Kosova të bëhet anëtare e organizatës më të madhe në kontinent për të drejtat e njeriut, pranimi i saj duhet të mbështetet nga së paku dy të tretat e 46 vendeve anëtare.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Arrestohen në flagrancë dy të dyshuar për fajde në Prizren, publikohet momenti i kapjes së tyre

Policia e Kosovës në një komunikatë të përbashkët me Prokurorinë Themelore të Prizrenit, kanë njoftuar…

35 minuta ago
  • KRYESORE

Ukraina ka goditur fabrikën ruse të ‘komponentëve të raketave’

Forcat ukrainase kanë goditur një nga “fabrikat më të rëndësishme ushtarake” të Rusisë. Kështu tha…

4 orë ago
  • POLITIKE

Ish-kryeministri izraelit akuza të forta ndaj Erdoganit: Po krijon aleancë sunite në rajon

Ish-kryeministri i Izraelit, Naftali Bennett, ka paralajmëruar për rrezikun e krijimit të një aleance të…

4 orë ago
  • KRYESORE

Irani pranon plagosjen e ajatollahut të ri

Në ditën e 11 të sulmeve të izraelito-amerikane ndaj Iranit, tensionet janë përqendruar në Ngushticën…

5 orë ago
  • BREAKING NEWS

Irani paralajmëron: Do të godasim bankat, qëndroni larg 1 kilometër

Komanda e përbashkët ushtarake e Iranit ka paralajmëruar se bankat dhe institucionet financiare tani janë…

7 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Pamje të autobusit duke u djegur në Friburg të Zvicrës, dikush bërtet në gjuhën shqipe “o e ka djeg vetën”

Pamje tronditëse kanë dalë nga incidenti i rëndë me zjarr që ndodhi në një automjet…

8 orë ago