FOTO&VIDEO

Assesi të bindet Nexhi nga Kosova, i konteston prapë fotot e NASA te Tokës nga Hëna

Ka një javë që ndodhen në hapësirë.

Madje, sipas Agjencisë Kombëtare të Hapësirës “NASA”, astronautët e “Artemis II” e thyen edhe një rekord.

Këta së fundmi u bën astronautët që udhëtuan më së largu nga toka se cdo njeri më parë.

Ndërsa, sollën edhe fotografitë e para në histori nga pjesa e pasme e Hënës.

Por krejt kjo, po del të jetë e pabesueshme për një kosovar.

Madje, Nexhi Krasniqi, këtë dilemë, e paraqiti edhe në faqen zyrtare të NASA në Facebook.

“Në momentin kur e pash postimin e fotos që e kish postu NASA, duke e bërë një analizë me vetveten unë, tu e pa si një fotografi që bëhet prej një distance pas një planeti si Hëna edhe shihet Toka prapa saj edhe shihet pjesa dërrmuese e horizontit e hapësirës, tu e këqyre tu e bo analize, duke thënë ku janë yjet? Nuk shifen yjet fare? Pse Toka kaq e madhe po doket në krahasim më hënën nëse ata janë afër Hënës qysh po ka mundësi Toka me u dok kaq e madhe. Edhe retë e bardha u shihshin aty. Edhe mu dok absurde me thënë të drejtën edhe thash hajt ta lëshoj këtë koment”, thotw ai pwr Twvw1

E komenti i gjakovarit ra në sytë e NASA-s.

Madje këta të fundit, i kthyen edhe një përgjigje.

“Nexhi Krasniqi, nuk mund të shohim yje në këto imazhe sepse yjet duken relativisht shumë të zbehtë krahasuar me Hënën, e cila është shumë më afër dhe pasqyron shumë më shumë dritë. Kamerat mund të kapin vetëm një gamë të caktuar midis pjesëve më të ndritshme dhe më të errëta të skenës”, thuhet nw përgjigjen e NASA-s .

Por, as përgjigja shkencore nga NASA, duket se nuk e bindi Nexh Krasniqin.

“I kam lexu komentet e njerëzve shumë mirëpo përgjigje prej NASA nuk kam lexu kurrë edhe mu dok si e veçantë. Po unë prapë e kam atë mendim se foto si foto po më jep përshtypjen mu bind se nuk ka mundësi me qenë e fotografum prej mbrapa Hënës. Unë nuk jam ekspert i kësaj lëmie as nuk kam fare të bëjë me këtë, mirëpo e kam shiku shumë shpesh e kam vizitua Google Earth e planetët tjera”, shprehet ai.

Ndryshe, misioni i parë me astronautë drejtë Hënës që nga viti 1972, ka filluar me 1 prill 2026.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

5 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

5 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

9 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

13 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrasja e policit në Maliq/ Autori jetonte në pyll me nënën e tij, fshihte arsenal armësh në stan

Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…

14 orë ago