Atentat me armë zjarri në Tiranë, 4 të plagosur

Një atentat me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjteje në Lundër, Tiranë.

Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj mëson se janë plagosur katër persona.

Të plagosurit janë dërguar menjëherë në spital, por ende nuk dihet gjendja e tyre.

Njoftimi i policisë

Më datë 17.04.2025, rreth orës 21:50, në spitalin e Traumës, kanë shkuar dyshohet të plagosur me armë zjarri në Lundër, shtetasit A. S., 34 vjeç, K. M., 19 vjeç, dhe dy të mitur të moshës rreth 11 vjeç dhe 17 vjeç.

Është ngritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna intensive për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, sekuestrimin e provave që do të shërbejnë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Për këtë ngjarje do të kemi informacion më të zgjeruar pas sqarimit të plotë të rrethanave të rastit.