LAJME

Atentat në Dukagjin, vritet babai, plagoset rëndë i biri! Policia me helikopter drejt Malit të Shoshit

Një ngjarje rëndë ka ndodhur në Dukagjin të Shkodrës. Report TV mëson se babë e bir janë qëlluar me armë mbrëmjen e sotme në rrethana ende të paqarta dhe për pasojë ka mbetur i vdekur Zef Guri ndërsa është plagosur rëndë djali i tij, Gjin Guri.

Për shkak të zonës së thellë ku ndodhi vrasja policia është nisur drejt vendit të ngjarjes me helikopter.

Babai iu vra, vetë u plagos rëndë! Kush është Gjin Guri: Nga tritoli në lokal, te përplasja me armë me policinë në operacionin anti kanabis
Gjin Guri i cili ka mbetur i plagosur sot nga të shtënat me armë zjarri në Dukagjin nuk është një emër i panjohur për autoritetet pasi është arrestuar më herët për disa vepra penale.

Në 2021 i është vendosur një sasi tritoli në lokalin e tij.

Në vitin 2015, Gjin Guri ka shkëmbyer zjarr me policinë në një aksion anti-kanabis në zonën e Dukagjinit. Asokohe, Guri dyshohej si kultivues i kanabisit, dhe për të shmangur kontrollet në parcelat e tij, qëlloi drejt efektivëve. Fatmirësisht, nuk pati të lënduar nga të shtënat. Guri u arrestua nga policia në banesën e tij në fshatin Shosh të Dukagjinit, pas një operacioni të mirëorganizuar nga forcat e rendit dhe FNSH e Shkodrës. Guri akuzohej për “Prodhim dhe mbajtie pa leje te Armeve luftarake” dhe “Kanosje”.

Asokohe Gjin Guri ishte një person në kërkim ndërkohë që dyshohej edhe si personi që qëlloi ndaj Policisë në një aksion të efektivëve 6 vite më parë në parcelat me kanabis në Njësinë Shosh në Dukagjin.

“Gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm Policia e Shkodrës, në bashkëpunim me grupet e FNSHsë Shkodër, mbi bazën e një plani operacional të mirorganizuar bënë të mundur kapjen në banese te personit të shumëkërkuar në fshatin Shosh, Dukagjin, shtetasin Gjin Guri, 38 vjeç”, njoftonte Policia më 27 shtator 2015.

Ai figuronte edhe në listën e 10 personave të shpallur në kërkim si i dyshuar se ka qëlluar me armë ndaj helikopterit të Policisë, në operacionin e parë antikanabis në këtë zonë. Shtetasi Gjin Guri pasi është liruar nga burgu ka vijuar aktivitetin me lokalin e tij ndërsa bën edhe rrugën Shkodër-Dukagjin dhe anasjelltas me furgon pasagjerësh.

 


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

12 minuta ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

11 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

14 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

15 orë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

22 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Rama ironizon protestuesit në Zvërnec: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe birre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…

1 ditë ago