Zëvendësndihmësi i Sekretarit të Shtetit i ShBA-së, njëherësh përfaqësues Special i Sekretarit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, tha se qeverisja dhe koalicioni i ardhshëm duhet t’i vazhdojë negociatat me Serbinë, kjo tha se është edhe prioritet strategjik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Sot është e jashtëzakonshme gjithë atë që keni arritur dhe frytet e arritjes. ShBA-të i kanë qëndruar popullit këtu. Qëllimi ynë për këtë rajon mbetet integrimi i plotë në Evropë. Kosova e izoluar nuk mund të arrijë… Me zgjedhjet në fillim të tetorit keni treguar rëndësinë demokratike. Opinioni publik votoi për ndryshim, edhe SHBA-të e përqafojnë këtë. Sytë e botës do të shikojnë se çfarë mund të bëjë qeveria e re e Kosovës. Kosovës i duhet një koalicion që përfaqëson popullin e Kosovës. ShBA-të kanë qenë të qarta, shpresojmë që do të shohim adresim. Qeveria e re kur të formohet mundet dhe duhet të ngjallë negociatat. Ne nuk mund të shohim asnjë integrim nëse nuk ka negociata me Serbinë”, tha ai.
Palmer tha se shtetësia e Kosovës tha se është e pathyeshme.
“Qytetarët e Kosovës meritojnë më shumë se partnerit me SHBA-të, ju e meritoni botën, BE-në, OKB-në. Jo të qëndroni prapa SHBA-së por krahë për krahë, dhe kjo mund të arrihet me dialog. Qysh prej fillimi vet themeli i Kosovës ka qenë ajo ka negociuar e ka përfaqësuar vetën, ajo ka bërë të mundur deklaratën e Selanikut në vitin 2003. Dialogu trasojë rrugën”, tha Pallmer.
Sipas tij, prej vitit 2013, serbët e Kosovës kanë marrë pjesë në zgjedhjet e Kosovës me ligje të po këtij vendi.
Ai para një publiku të përbërë nga studentë dhe pjesëtarë të shoqërisë civile, sot ka thënë se Kosovës i mungon një marrëveshje e normalizimit me Serbinë.
“Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë ofron mundësi më të mëdha ekonomike sepse bizneset ngurojnë të investojnë këtu, sepse ekziston një perceptim sepse këtu është vend i rrezikshëm dhe ka konflikt. Kur bizneset mund të lëvizin lirshëm në atë vend ka prosperitet”, tha ai, duke shtuar se Serbia duhet të ndalojë stimulimet për bllokimin e Kosovës në anëtarësimin e organizatave.
“Nganjëherë ka pasur mungesë të transparencës në dialog. Shqetësimi dhe dëshira e disave është që SHBA-të të përpiqen t’i ofrojnë zgjidhje mes Kosovës dhe Serbisë. Serbia duhet të ndalojë stimulimet për bllokimin e Kosovës në anëtarësimin e organizatave, dhe nxitjen e serbëve të Kosovës. Jemi të gatshëm për të punuar me udhëheqësit e vendeve”, ka shtuar ai.
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…