Të hënës në një depo në komunën Lipjan, u gjetën dhe sekuestruar 400 kilogramë substanca narkotike, e cila dyshohet të jetë kokainë. Kjo sasi e drogës është bartur nga një kamion i kompanisë “MC foods”, pronë e dy biznesmenëve Izet Sheqiri nga Kosova e Bledar Habili nga Shqipëria.
Në depon e kësaj kompanie dhe disa lokacione tjera përvec kokainës polica ka sekuestruar edhe armë, fishekë, para, veturë e telefona. Kjo u arrit falë një bashkëpunimi mes DEA-s amerikane, autoriteteve italiane, shqiptare dhe atyre të Kosovës.
Sasia marramendëse e kokainës ishte ngarkuar në Amerikën Latine, ndërsa vinte nga Brazili në një kontejner me mish pule.
ABC ka siguruar reagimin e palës italiane, konkretisht reagimin e Guardia di Finanza Comando Provinciale Reggio Calabria, të cilët kanë shpjeguar edhe se si është kapur droga.
GDF thekson se të paktën 25 persona janë ndalur dhe 7 prej tyre u janë vënë prangat si të dyshuar në përfshirjen e trafikimit të kësaj sasie kokaine.
Ngarkesa e paligjshme u identifikua nga Fiamme Gialle dhe nga Oficerët e Agjencisë Doganore të Gioia Tauro përmes skanimit me rreze X, të kryer me pajisje të sofistikuara në portin e Gioia Tauro, të një kontejneri në tranzit nga porti i Santos (Brazil) dhe që i drejtohej një kompanie me qendër në Lipjan (Kosovë).
Për të identifikuar autorët e trafikut masiv të paligjshëm, Prokuroria Publike e Reggio Calabria, DDA, urdhëroi ekzekutimin e një dërgese me ndërkombëtare duke mos e kapur drogën. Kështu në bashkëpunim me prokurorinë e Kosovës dhe atë shqiptare, sasia e madhe e kokainës u la që të dërgohej në destinacion, ku më pas u bë e mundur edhe arrestimi i personave të përfshirë në këtë trafik ndërkombëtar.
Droga, nëse shitet me pakicë në qendrat evropiane të tregtisë së drogës, do të kishte lejuar krimin e organizuar të fitonte mbi njëqind milion euro.
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…