Mbetet ende shumë pikëpyetje mbi aksidentin ajror të një aeroplani Bombardier E-11A në Afganistan.
Fillimisht u mendua se aeroplani i rrëzuar ishte civil dhe kishte 80 veta në bord, më pas mjeti u identifikua si një mjet që i përkiste forcave ajrore amerikane.
Ende mungon një deklaratë zyrtare e Pentagonit mbi aksidentin e ndodhur në Dih Jak, zonë kjo e kontrolluar sërish nga talibanët.
Por burime zyrtare amerikane kanë konfirmuar tashmë se trupat e dy shtetasve amerikanë janë gjetur në mbetjet e mjetit fluturues. Për sa i përket identitetit të tyre nuk ka asnjë konfirmim zyrtar, edhe pse talibanët me anë të zëdhënësit të tyre Zabindullah Mujahid, deklaruan se forcat e tij e kishin rrëzuar aeroplanin, dhe se brenda tij ndodheshin oficerë të lartë amerikanë.
Ndërkohë sot, agjencia iraniane Mehr News, duke u mbështetur të një portal shumë afër me Kremlinin që merret me studime ushtarake, Veterans Today, deklaroi se ndër viktimat është edhe një nga oficerët e Lartë të CIA-s, Michael D’Andrea, i njohur për gjuetinë e tij të Osama Bin Laden dhe së fundmi edhe protagonist, sipas këtyre burimeve, të sulmit kundër gjeneralit iranian Qassem Soleimani.
Të dy burimet janë afër propagandës të Moskës dhe Teheranit, por deri sa nuk do të ketë një version zyrtar të Washingtonit, misteri mbi aeroplanin E-11A do të mbetet ende në malet plot borë të Afganistanit.
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…
Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…