Anëtari i Vetëvendosjes, Avni Zogiani, ka bërë një status ironizues në Facebook me ish-nënkryetarin e Skenderajt, Nuredin Lushtakun, për të cilin u raportua se mbrëmë është përfshirë në plagosjen e dy policëve. Ai pas disa minutave e ka fshirë shkrimin.
Zogiani ka shkruar se më në fund gjenerali bëri një betejë me policinë e Kosovës.
“Me ne fund gjenerali ben nje beteje… me policine e Kosoves”, ka shkruar ai.
Por, Zogiani pas disa minutave e ka fshirë postimin nga llogaria e tij në Facebook.