Ministrja e Turizmit të Shqipërisë, Mirela Kumbaro, ka folur për potencialin e turizmit në Shqipëri dhe shkëmbimet mes Kosovës dhe Shqipërisë. Kumbaro tha se Prishtina e ka detin Adriatik dhe Jon sikur Tirana që e ka stacionin e skive në Brezovicë.
“Uroj që të shtohen kapacitetet pritëse në Kosovë sepse ka kërkesa të shqiptarëve nga Shqipëria. Prishtina ka det, e ka detin Adriatik dhe Jon dhe ne e kemi stacionet e skive në Brezovicë”, tha ajo.
Duke folur për shkëmbimet në fushën e Turizmit mes Kosovës dhe Shqipërisë, ajo përmendi festivalin ndërkombëtar që mbahet në Shëngjin e që organizohet nga një ekip kosovar.
“Unë isha dje në Shëngjin dhe bisedova me disa djem nga Prishtina që organizojnë një festival ndërkombëtar, as nuk është festival i Kosovës dhe as i Shqipërisë është ndërkombëtar. Unë ndjehem shumë krenare që kemi shumë artistë nga Kosova dhe kjo gjë ndodh pa asnjë dallim në Shëngjin ku deti i Shëngjinit ishte deti i këtij festivali dhe këtu ne flasim një gjuhë që është gjuhë e zemër në çdo vend të botës ka shumë dialekt”, deklaroi më tej ajo.
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…
Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…