LAJME

Avokati i mjekut me 4 gra: Nuk ka shkelur ligjin, me një vajzë 14-vjeçare lejohet të bësh marrëdhënie

Avokati Roland Islami, mbrojtës ligjor i mjekut Dervish Hasi, thotë se klienti i tij është i pafajshëm dhe nuk ka kryer asnjë shkelje të ligjit.

Avokati thotë se ndaj Dervish Hasit nuk u bë kallëzim nga babai i vajzës, por sipas tij çështja është keqpërdorur dhe e qëllimtë nga policia pasi i ati është thirrur nga autoritetet për të bërë denoncim.

“Klienti im është një nga kirurgët më të mirë të operacioneve të zemrës dhe mushkërisë bashkë. Disa herë ndaj këtij personi është bërë e mundur përhapja e akuzave. Kallëzimi i parë ndaj këtij personi filloi me akuzën për trafik armësh dhe ajo akuzë ka ngelur në sirtare. Dervish Hasi nuk është treguar i kujdesshëm me jetën e tij private. Është keqpërdorur nga Policia e Shtetit, Komisariati Nr.,1 që e ka thirrur babain e vajzës. Nuk është një kallëzim, po flasim për një person i cili është një mjek dhe ndaj këtij mjeku po bëhen akuza të pavërteta”, tha ai.

Sipas avokatit, mjeku Dervish Hasi nuk ka bërë shkelje ligji pasi sipas tij marrëdhënie seksuale me të mitur lejohej mbi 14 vjeç.

“Ka pasur një marrëdhënie me vajzën 16-vjeçare që është sot. Në Kodin Penal nuk ndalohet kryerja e marrëdhënies seksuale nga 14 vjeç e sipër, neni 100 i Kodit Penal thotë kryerja e marrëdhënieve seksuale me të mitura deri në moshën 14 vjeç është vepër penale. Ky ndryshim ka ndodhur në vitin 2017, pasi ka qenë 16 vjeç dhe e kanë ulur moshën 14 vjeç. Ka shkelur kodin moral. Kod Penal nuk ka cënuar. Ai ka vetëm 1 grua. Ka bashkëjetesë, kodi i familjes e njeh bashkëjetesën. Në aspektin moral nuk është i pari dhe i fundit që ka pasur marrëdhënie jashtëmartesore. Shkelje të ligjit penal, e sfidoj këdo, sepse për akuzën konkrete, është akuzë tërësisht e pabazuar, por trafikim do të thotë të përfitosh”, u shpreh ai.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

2 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

3 orë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

10 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Rama ironizon protestuesit në Zvërnec: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe birre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…

13 orë ago
  • POLITIKE

Pas Greqisë, tani edhe Turqia kundër Shqipërisë

Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…

22 orë ago
  • KRYESORE

Përshkallëzohet tensioni në Gjirin Persik, Irani sulmon bazat amerikane me raketa balistike

Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…

1 ditë ago