Babai i Astrit Deharit, Avni Dehari ka rrëfyer se si babi i tij ishte zhdukur në burg kur ai ishte vetëm 2 vjeçar.
Ai ka rrëfyer një ngjarje tragjike se si pushteti i atëhershëm ia burgosi babain i cili nuk u kthye më asnjëherë i gjallë.
Kriminelat e kanë mbytur Astrit Deharin në burg vetëm që ka qenë atdhetar, student shembullor, sikur në kohën e Rankoviqit
“Dy vjet kur i kam pasur si fëmijë babin tim e kanë arrestuar dhe nuk e dimë më çfarë ka ndodhur me të”, tregon Dehari.
Unë jam rrit pa babë, vëllau im ka lindur 6 muaj pasi është mbyllur babai në burg” rrëfen Dehari.
Kujtojmë se të njëjtin fat si të gjyshit të tij e kishte edhe Astrit Deharit i cilu u arrestua nën akuzën për terrorizëm dhe më pas u vra në burg – nën rrethana ende shumë të paqarta.