LAJME

Babai shqiptar i shpëton jetën të birit, i dhuron një pjesë të mushkërisë

Dashuria e një prindi për fëmijën e tij nuk ka fund dhe këtë gjë e tregoi më së miri dhe një baba shqiptar në Itali i cili u vetësakrifikua duke i dhënë një pjesë të mushkërisë djalit 5 vjeçar për t’i mundësuar atij një jetë normale.

Momente me të vërtetë emocionuese u panë në spitalin “Papa Giovanni XXIII” në Bergamo, kur 34 vjeçari i quajtur Anduel me lot në sy përqafoi djalin e tij. Më 17 janar ai iu nënshtruar transplantit të parë të mushkërive nga një dhurues i gjallë dhe tashmë mund të marrë frymë lirisht pa ndihmën e një aparature.

Djali i tij, doli nga spitali një javë më parë, rreth një muaj pas operacionit në gjendje të mirë shëndetësore. Familja shqiptare ishte transferuar në Itali në vitin 2018, atëherë kur vogëlushi ishte vetëm 1 vjeç.

Një vit pas mbërritjes së tyre në Itali, prindërit e çuan në spitalin Meyer në Firence për një kontroll. Analizat treguan se vogëlushi vuante nga diagnoza e talasemisë apo anemisë mesdhetare, një çrregullim gjaku.

Në verën e vitit 2021, kërkohet një transplant i palcës së eshtrave. Pavarësisht suksesit të transplantit, pikërisht ky dhurim i palcës nga babai, me pasojë “transferimin” e sistemit imunitar të prindit te fëmija, gjeneron të ashtuquajturën sëmundje (GvHD), një ndërlikim serioz i vërejtur tek pacientët.

Kjo sëmundje dëmton mushkëritë deri në atë pikë sa fëmija po humbiste plotësisht aftësinë për të marrë frymë në mënyrë të pavarur.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Irani godet portin kryesor të naftës në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe aeroportin e Dubait

Porti më i madh dhe qendra kryesore e magazinimit të naftës në Emiratet e Bashkuara…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Trump ia bën me gisht gazetares: Je një person shumë i bezdisshëm

Presidenti amerikan Donald Trump u përplas me një gazetare gjatë një takimi me gazetarët në…

7 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Trump shtanget nga Inteligjenca amerikane: Mojtaba Khamenei mund të jetë homoseksual

Presidenti amerikan Donald Trump u trondit pas një mbledhjeje informative javën e kaluar, që tregonte…

11 orë ago
  • KRYESORE

‘’Ju pret e ardhme e keqe!’’ Trump kërcënon NATO-n për Hormuzin, Kina: Të ndalen luftimet

Presidenti amerikan Donald Trump paralajmëroi NATO-n se e pret një e ardhme e vështirë nëse…

11 orë ago
  • POLITIKE

“Shqipëria, Kosova dhe Kroacia do na sulmojnë”/ Milanoviç: Kujdes me deklaratat! Vuçiç: Nuk më dikton çfarë them

Presidenti I Kroacisë, Zoran Milanoviç ka reaguar lidhur me deklaratat e homologut të tij serb,…

15 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Ky është pronari i “My Place” që po kërkohet për vrasjen e rëndë në Gjakovë

Policia është vënë në kërkim të Nexhdet Zymberajt, pronarit të lokalit “My Place” në Gjakovë,…

15 orë ago