FOTO&VIDEO

Balje: Shamia nuk është uniformë, vajzave me mbulesë duhet t’u lejohet shkollimi

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, njëherësh edhe Kryetare e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Duda Balje, tha se janë të vendosur që t’iu lejojnë shkollimin të gjitha vajzave me mbulesë.

Balje në Info Magazine bëri të ditur se sot është ri-aktualizuar kjo temë në komisionin ku ajo kryeson. Ajo ka njoftuar se do kenë takim me ministren e Arsimit, Arbërie Nagavcin, në mënyrë që të ndryshohet udhëzimi administrative për çështjen e mbulesës në shkolla.

“Unë jam kryetare e Komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe nga pozita ime bashkë me 10 deputetë e kemi hap këtë teme dhe kemi hapur iniciativë që vajzat me mbulesa të hyjnë në shkollë. Disa prej shkollave në nivelin lokal drejtorët kanë lejuar shkollimin për vajzat me mbulesë ndërsa disa të tjerë jo”.

“Secila vajzë ka të drejtë të shkollohet edhe ato me mbulesë. Ne jemi shumë të vendosur për këtë gjë edhe opozita edhe pozita jemi në një vijë dhe besoj që në këtë mandat do t’i shkojmë deri në fund kësaj çështje. Do të kërkojmë të ndryshojë udhëzimi administrativ dhe do të kemi edhe takim me ministren e Arsimit”, deklaroi Balje.

Deputetja Balje tha se me Kushtetutë ndalohet përdorimi i uniformës fetare në institucionet shkollore teksa theksoi se shamia nuk do të jetë kurrë uniformë.

“Udhëzimi administrativ thotë se ndalohet uniforma fetare dhe shamia nuk është uniformë. Vajzat vet janë duke vendosur ose më prindërit por kryesisht vet vendosin për t’u mbuluar. Shamia nuk do të jetë kurrë si uniformë dhe këtë nuk duhet të trajtohet si uniformë, unë nuk do ta pranoj kurrë këtë”.

“Mendimet janë të ndryshme por Kushtetuta si akti më i lartë shtetëror dhe unë si kryetare e Komisionit kërkoj që secilës vajzë t’i respektohet e drejta për shkollim”, theksoi deputetja Balje.

Balje bëri me dije se të gjithë deputetët që janë pjesë e këtij komisioni si ka pozita ashtu edhe nga opozita janë pro lejimit të shkollimit për vajzat me mbulesë.

“Nëse ne nuk edukojmë vajzat do të kemi probleme shumë më të mëdha në shtet sesa shaminë”, tha mes tjerash Balje.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Rama ironizon protestuesit në Zvërnec: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe birre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…

3 orë ago
  • POLITIKE

Pas Greqisë, tani edhe Turqia kundër Shqipërisë

Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…

12 orë ago
  • KRYESORE

Përshkallëzohet tensioni në Gjirin Persik, Irani sulmon bazat amerikane me raketa balistike

Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…

22 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Propaganda pro-iraniane në protestat për Zvërnecin? Video “Lego” me AI paraqesin Shqipërinë si pjesë të rezistencës kundër Izraelit

Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…

22 orë ago
  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

2 ditë ago