LAJME

Ballkani goditet nga një tërmet i fuqishëm

Një tërmet i fortë 5.4 ballësh i ka goditur disa vende të Ballkanit Perëndimor të enjten herët në mëngjes. Epiqendra e tij ishte në Mal të Zi.

Lëkundja nga tërmeti është ndier në Kosovë, Bosnjë e Hercegovinë, Kroaci dhe Shqipëri.

Qendra Evropiane Sizmologjike Mesdhetare (EMCS) njoftoi se epiqendra e tërmetit ishte në një thellësi prej dhjetë kilometrash, në qytetin perëndimor të Malit të Zi, Nikshiq.

Departamenti i Sizmologjisë i Institutit për Hidrometeorologji dhe Sizmologji të Malit të Zi bëri të ditur se ka regjistruar një tërmet 5.4 ballësh.

“Ky tërmet mund të ketë shkaktuar dëme materiale në zonën e epiqendrës së tij”, njoftoi Instituti.

Lëkundjen intensive e kanë ndier edhe qytetarët e Bosnjë e Hercegovinës, ndërsa sipas komenteve në faqen e internetit EMCS, tërmeti është ndier edhe në Kroaci.

Në orën 3:30 të mëngjesit, Mali i Zi u godit nga një tjetër tërmet, por me magnitudë më të dobët – 3.1 ballë të shkallës Rihter, raportoi EMCS.

Pas tërmetit të parë të fortë të së enjtes në mëngjes, pasoi një seri prej rreth 30 lëkundjesh më të dobëta, u tha gazetarëve të enjten shefja e Departamentit të Sizmologjisë malazeze të Institutit Hidrometeorologjik, Milena Tomanoviq.

Siç tha ajo, aktualisht nuk ka raportime nga terreni nëse ka dëme të mëdha materiale.

Gati saktësisht 45 vjet më parë, më 15 prill 1979, Mali i Zi ishte goditur nga një tërmet me magnitudë 7 ballësh.

Epiqendra e tij ka qenë në Detin Adriatik, mes Ulqinit dhe Tivarit, rreth 15 kilometra nga bregdeti. Në atë kohë humbën jetën 101 persona në Mal të Zi dhe 35 në Shqipëri, ndërsa mbi 100 mijë persona mbetën të pastrehë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Rama ironizon protestuesit në Zvërnec: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe birre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…

7 orë ago
  • POLITIKE

Pas Greqisë, tani edhe Turqia kundër Shqipërisë

Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…

17 orë ago
  • KRYESORE

Përshkallëzohet tensioni në Gjirin Persik, Irani sulmon bazat amerikane me raketa balistike

Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…

1 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Propaganda pro-iraniane në protestat për Zvërnecin? Video “Lego” me AI paraqesin Shqipërinë si pjesë të rezistencës kundër Izraelit

Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

1 ditë ago