Prokuroria e Shtetit dhe Inspektorati Policor i Kosovës janë duke trajtuar incidentin në lidhje me veprimet e oficerëve të mbrojtjes së afërt të Presidentit të Kosovës.
“Si Prokuroria ashtu edhe Inspektorati Policor trajtojnë shumë seriozisht çdo pretendim të sjelljes së kundërligjshme dhe do të ndërmarrim të gjitha veprimet e nevojshme hetimore.
Po ashtu, Prokuroria e Shtetit dhe IPK-ja u bëjnë thirrje të gjithë qytetarëve që mund të posedojnë informacione shtesë lidhur me këtë rast t’i përcjellin të njëjtat duke siguruar konfidencë të plotë me rastin e trajtimit të tyre dhe duke siguruar publikun që do të vazhdohet me hetimin e këtij rasti me gjithë seriozitetin që e meriton”, thuhet në komuikatën për media.