Marrëveshjet për blerje të pronave e objekteve të ndryshme në vendin tonë jo rrallëherë dalin të jenë vetëm mashtrime, me qëllim përfitimin e shumave të majme të parave. Qytetarë të shumtë shpesh bien pre e mashtruesve të cilët përmes paraqitjes së fakteve të rreme arrijnë t’i mashtrojnë, duke përfituar kundërligjshëm.
Kështu po dyshohet se ka vepruar edhe një person në Gjilan, i cili tashmë ka rënë në prangat e Policisë, nën dyshimin për mashtrim, raporton Gazeta Sinjali.
Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se personi që po dyshohet për këtë rast është Bashkim Berjani, 51-vjeçar, i cili ndodhet nën masën e ndalimit policor, nën dyshimet se ka kryer veprën penale ‘Mashtrimi’.
Gjatë procesit të hetimit, është zbuluar se Berjani e ka shitur dy herë një banesë në rrugën “Idriz Seferi” në Gjilan, duke përfituar shuma të mëdha parash. Fillimisht ai e kishte shitur këtë banesë në vitin 2005 e më pas edhe në vitin 2014. Herën e fundit, siç merr vesh Sinjali, ai ka marrë hiç më pak se 13 mijë euro.
Pas arrestimit, i dyshuari e ka pranuar veprën me të cilën ngarkohet, e të cilën e ka arsyetuar, duke deklaruar se me paratë që ka përfituar ka shlyer disa borxhe që ka pasur.
Pas përfundimit të procedurave, me urdhër të Prokurorit të Shtetit i dyshuari është ndaluar për 48 orë, teksa veprimet tjera do të ndërmerren brenda afatit ligjor.
Sinjali do t’iu mbajë të informuar me detajet e reja lidhur me rastin.
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…