Dalin detaje të reja nga operacioni SPAK që ka çuar në pranga 11 persona mes të cilëve edhe ish-kreun e policisë së Tiranës, Erzen Breçani dhe djalin e tij, Eralbi Breçanin. Lapsi.al mëson se babë e bir akuzohen për përkrahje të autorit të krimit dhe pastrim parash. Sipas të njëjtave burime nga grupi hetimor mësohet se urdhër-arresti është lëshuar edhe për Shefin e Krimeve në Komisariatin numër 6 të kryeqytetit, Dedan Gjoni.
Ndaj tij janë ngritur disa akuza për vepra të rënda penale, një prej të cilave është ajo e sigurimit te kushteve për të kryer vrasje. Po ashtu, mes të shoqëruarve janë edhe 7 punonjës të tjerë të policisë. Një masë arresti është lëshuar edhe për Ervin Matën, një emër i njohur për drejtësinë. Mata u përfshi në një përplasje me armë në zonën e ish-Bllokut në 2018-ën me bosin e lojërave të fatit, Ervis Martinaj ku mbeti i vrarë Fabiol Gaxha një nga shoqëruesit e këtij të fundit. Ai u qëllua nga ish-komandoja Merviol Bilo. Mata është prej vitesh në kërkim nga policia.
Të njëjtat burime thonë se operacioni është faza e dytë e dosjes që njihet si “Metamorfoza” pas zbërthimit të mesazheve nga aplikacioni i koduar “SKY ECC”. Për 11 të dyshuarit për të cilët janë lëshuar urdhër-arreste rëndojnë akuza të rënda si: pastrim parash, grup i strukturuar kriminal, trafik droge, sigurim kushtesh për të kryer vrasje, shpërdorim detyre dhe përkrahje e autorit të krimit. Operacioni “Metamorfoza” ka zbardhur një sërë ngjarjesh kriminale ku u vunë në pranga disa efektivë policisë, biznesmenë, si dhe drejtues të policisë së shtetit.
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…
Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…