BREAKING NEWS

BBC shkruan për priftin pedofil që u arrestua në Kosovë… dhe 4 të tjerë!

Policia e Kosovës më 2016 kishte arrestuar në Pejë një qytetar britanik në bazë të urdhëresës ndërkombëtare evropiane të lëshuar nga Britania e Madhe, Divizioni Kundër Krimit të Organizuar. Shtetasi i Anglisë, ishte arrestuar në Rr. “Ramiz Xhema”, me dyshimet që ka kryer veprën penale të pedofilisë.

I arrestuari doli të ishte Laurence Soper, i cili qysh në vitin 2012 është i kërkuar për pedofili.

Pas pothuajse katër vitesh BBC ka publikuar një artikull për priftërinjtë pedofilë, e ku protagonist është pikërisht Laurence Soper.

Një grup priftërinjsh pedofilë silleshin “si mafi”, duke abuzuar dhjetëra djem të rinj në një shkollë në Londrën perëndimore gjatë një periudhe 50 vjeçare, thotë raporti i BBC, transmeton IndeksOnline.

Shkolla e Shën Benediktit, Ealing, u përshkrua si një “vend i zymtë dhe i egër” nga Hetimi i Pavarur në Abuzimin Seksual të Fëmijëve (IICSA).

Raporti zbuloi se një kulturë e fshehjes dhe mohimit të abuzimit seksual vepronte në Ealing Abbey, e cila drejtonte shkollën.

Deri më tani pesë priftërinj janë burgosur për abuzim të fëmijëve në shkollë.

Në dhjetor të vitit të kaluar Laurence Soper, 74 vjeç, u burgos me 18 vjet për abuzim të fëmijëe në vitet 1970 dhe 1980

Në vitin 2009, At David Pearce, 75 vjeç, i mbiquajtur “djalli më një kravatë qeni”, u burgos pasi ai pranoi 11 akuza që datojnë nga viti 1972

John Maestri, 78 vjeç, pranoi poashtu pesë akuze ndaj fëmijëve në Shën Benedikti në vitet 1980 dhe u burgos

Në vitin 2011, John Skelton u dënua për sulme të pahijshme ndaj dy ankuesve që thuhej se kishin ndodhur në vitin 1983

Ati Anthony Gee u përball me akuza për abuzim dhe ndaj tij u ngrit një veprim civil

IICSA pranoi 18 pohime të tjera kundër 8 murgjve dhe stafit, por shkalla e vërtetë e abuzimit është “me gjasë të jetë shumë më e lartë”, konstaton raporti.

Fëmijët pësuan ndëshkime të rënda trupore, të cilat shpesh përdoren si mjet për të filluar abuzimin seksual ose për kënaqësinë seksuale.

“Mbetet të shihet nëse Ealing Abbey dëshmon veten të aftë në të ardhmen të sigurojë mbrojtjen e duhur të fëmijëve në rrezik”, thuhet në raport.

Raporti i IICSA theksoi dështimet e udhëheqjes së shkollës, policisë, Shërbimit të Prokurorisë së Kurorës (CPS) dhe ekipeve të mbrojtjes së fëmijëve.

Raporti, i dhjeti i hetimit, është botuar si pjesë e hetimit ndaj abuzimeve brenda kishës katolike romake.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

1 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

12 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

15 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

16 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

19 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

23 orë ago