Mali i Zi vazhdon të jetë pa Qeveri të re edhe pse zgjedhjet janë kryer javë më parë. Por për shtetin malazez vazhdon të jetë problematike Kisha Ortodokse Serbe që ka ndikim të madh në këtë shtet, dhe mos përfshirja e partive pro-ruse dhe pro-serbe në Qeverinë e re, po paralajmërohet nga se do të ketë protesta dhe kaos me 30 gusht një ditë para formimit të qeverisë, se fundmi kanë publikuar edhe një video me thirrje e këngë fashiste, përcjell Gazeta Metro.
Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale, Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, po bënë thirrje për bllokim të këtij shteti, pasi që fituesit e zgjedhjeve në këtë shtet nuk po dëshirojnë që t’i kenë në Qeverinë e re, subjektet politike pro-ruse e pro-serbe.
Ndërsa duhet theksuar se kryeministri në detyrë, Dritan Abazovic, kishte mbështetur Kishën Ortodokse Serbe. nënshkruar Marrëveshja Themelore ndërmjet Malit të Zi dhe Kishës Ortodokse Serbe. Marrëveshja parasheh rregullimin e marrëdhënieve në mes të Malit të Zi dhe Kishës Ortodokse Serbe me bazë në Beograd.
Ndërsa, negociatat për përbërjen e Qeverisë së re, të cilat janë duke vazhduar, dominohen nga pyetja nëse Spajiq, mandatari për të formuar Qeverinë e re, do ta formojë me partitë e Frontit Demokratik pro-rus (DF), i shpërbërë së fundi, apo me partitë e popujve pakicë, por se përfaqësuesit e tyre nuk duan t’i bashkohen Qeverisë me Frontin Demokratik.
Përfaqësuesit e shqiptarëve, boshnjakëve dhe kroatëve, i kundërshtojnë, para së gjithash, qëndrimet e DF-së së shpërbërë, Demokracisë së Re Serbe të Andrije Mandiqit dhe Partisë Popullore Demokratike të Millan Knezheviqit, të cilët angazhohen për heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë, anulimin e njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Mali i Zi dhe tërheqjen e shtetit nga NATO-ja.
Përveç kësaj, liderët e tyre nuk e pranojnë gjenocidin kundër boshnjakëve në Srebrenicë, më 1995, dhe në mënyrë dominuese trashëgojnë ideologjinë e çetnikëve nga Lufta e Dytë Botërore.
(1/2) Sraman video kojim se uz govor i pjesmu mržnje napadaju manjinski narodi i poziva na haos u #CrnaGora.
Ovo je struktura za koju su nas Željko Ivanović i redakcija Vijesti, uz plaćene analitičare, mjesecima ubjeđivali da su nužan preduslov evropske i reformske Vlade u 🇲🇪. pic.twitter.com/0W7BVk9URP
— Miloš Nikolić (@portparoldps) August 28, 2023