Belgjika ka shënuar një start të furishëm në duelin e raundit të dytë të fazës grupore të EURO 2024 ndaj Rumanisë.
Belgët zhbllokuan sfidën vetëm në minutën e 2-të, përmes mesfushorit Youri Tielemans.
Në fakt, goli i tyre erdhi pas vetëm 73 sekondave, që tashmë është një rekord në histori të kombëtares belge, shkruan Sinjali Sporti.
Me 73 sekonda, Belgjika shënoi golin e tyre më të shpejtë ndonjëherë në një turne të madh (EURO + Kupa Botërore).
Ndonëse konsiderohet një rekord tashmë i Belgjikës, megjithatë mbetet ende prapa rekordit në përgjithësi për golin më të shpejtë të shënuar në një Europian.
Nedim Bajrami me golin e shënuar pas 23 sekondave në duelin e parë ndaj Italisë mban rekordin për golin më të shpejtë të shënuar në ndonjë Europian ndonjëherë.