Ben Blushi së fundmi ka nisur një “betejë”, për të zbuluar se Zoti nuk ekziston.
Dhe së fundmi thotë se ka zbuluar një provë të fortë, që vërteton teorinë e tij se Zoti nuk ekziston.
Sipas tij, prova është ajo që kafshët nuk kanë emocione, ndryshe nga njeriu.
“Cfarë mendoi Zoti kur na krijoi? Pse nuk i bëri dhe kafshët të mendojnë, të ndjejnë të dashurojnë, të mërziten, të trishtohen, të qeshin të qajnë dhe të vallëzojnë?
Unë sigurisht e di përgjigjen. Kafshët dhe jeta e tyre është një provë tjetër se Zoti nuk është dhe se njeriu dhe kafshët janë produkt i evolucionit dhe i përpjekjeve të veta për mbijetesë.
Por të gjithë ata që nuk mendojnë si unë duhet tia bëjnë këtë pyetje vetes: pse Zoti nuk i dha kafshëve mendimin, emocionet dhe ndërgjegjen?”, shkruan Blushi.
Çudi si nuk iu ka vajtur mendja të tjerëve, për këtë “provë të fortë” që Zoti nuk ekziston.
Ndoshta dikush duhet t’i thotë Blushit se teoria e evolucionit ka rënë me kohë, pasi nuk u provua asnjëherë shkencërisht dhe tani janë duke e shpjeguar krijimin e botës me teori të tilla si “vrima e zezë”.
Gjithashtu, t’i thonë edhe se nuk është e vërtetë që kafshët nuk kanë emocione dhe ndjenja, apo dhe që nuk mendojnë, dhe se e vetmja e vërtetë është vetëm që ato nuk flasin.
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…
Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…