“Benzi” i zi i ikën Policisë, por efektivët u sulen gazetarëve dhe qytetarëve pse filmonin “arratisjen” e te fortit !

Kanë dalë pamjet e aksionit të Policisë së Shtetit në zonën e “Vorri i Bomit” në Tiranë për trafikun e lëndëve narkotike. Efektivët e RENEA-s kanë ndaluar një makinë tip “Mercedes Benz”, për të arrestuar drejtuesin e mjetit.


Efektivët, dy prej tyre civilë, i kanë kërkuar të hapë dyert, por siç shihet në pamjet e publikuara nga BoldNews, drejtuesi nuk iu bindet, por shkel gazin dhe ikën. Disa efektivë ndodheshin para mjetit, duke u rrezikuar jeta e tyre.

Teksa drejtuesi i mjetit nuk i përgjigjet thirrjes, një prej tyre i drejtohet me fjalor banal: … Hape derën policia o k*r… Hape derën o bythq***…

Në vendngjarje ndpdhej rastësisht dhe një makinë e televizionit “News 24” së bashku me dy gazetarët Ergys Gjençaj dhe Klodiana Lala. Siç shihet në pamjet e publikuara, Gjençaj nxjerr telefonin të filmojë aksionin, por efektivët e Policisë shkojnë menjëherë drejt tij dhe e kapin e shtrijnë në tokë.

Po ashtu, policët konfliktohen dhe me gazetaren tjetër Kodiana Lala, duke mos i lejuar përdorimin e celularëve.