Një milion euro e ka vlerësuar Beretën blu të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha, në deklarimin e pasurisë për vitin 2023, sipas publikimit të Agjencisë Anti-Korrupsion.
Në “Interaktiv” të KTV-së, Berisha ka thënë se ky ka qenë vetëm akt teknik, pasi ka shtuar se “bereta e UÇK-së s’ka çmim”.
“As një milion, as 10 as 100 miliardë, s’mund të kundërpeshojnë peshën e beretës blu. S’kanë çmim nominal, por kanë çmim historik. S’ka milion që e paguan beretën e UÇK-së”, ka thënë ai.
Berisha ka qenë komandant i UÇK-së në Koshare.
Në deklarimin e pasurisë, Berisha ka deklaruar edhe tokë, pyll, shtallë, shtëpi e banesë. Asnjëra në pronësi të tij. Në pronësinë e tij i ka deklaruar dy vetura dhe beretë.
Zëdhënësi i Gardës Revolucionare (IRGC), Ali Mohammad Naini, hodhi poshtë pretendimet e SHBA-ve se aftësitë…
Udhëheqësi i ri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, thuhet se është dërguar fshehurazi në Moskë…
Lideri i ri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, 56 vjeç, i cili mori detyrën pas…
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka shpërndarë në “X” një video te tij teksa blen kafe…
Ish-presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka folur për statusin e gjuhës shqipe dhe…
Një shefe e operacioneve të skuadrës, e cila kohët e fundit kishte fituar krahët si…