Sali Berisha mori pjesë këtë të shtunë në Shkodër në 27 vjetorin e ngjarjes së 2 prillit, të cilin e cilësoi si “masakra e fundit e komunizmit në Shqipëri”. Berisha u shpreh se Edi Rama e ka kohën e limituar tashmë.
“Sot, sakrifica e martirëve të 2 prillit është apel më aktual se kurrë. Jam i bindur se të rinjtë shqiptarë do të ngrihen fuqishëm në lartësinë e idealeve të tyre, për t’u kthyer votën e lirë qytetarëve të këtij vendi.
I respektoj deputetët e Shkodrës. Është koha të bashkojmë forcat, energjitë tona, përballë një regjimi që përbën një organizatë të vërtetë kriminale në plaçkitjen e këtij vendi”.
Berisha u pyet edhe për presidentin e ri, duke thënë se opozita nuk ka një emër, por nuk do të votojë propozimin e mazhorancës.
“Rama është dezekuilibruar plotësisht, ngado që lëviz i del ajo që është. Unë kam besim se me qytetarët e Shkodrës dhe Shqipërisë, ai i ka kohërat e numëruara. Veprimet konkrete do të fillojnë shpejt. Nuk votojmë në asnjë mënyrë kandidatët e Edi Ramës. Ne nuk kemi një emër si opozitës. Konsensusi me Edi Ramën është “të puthesh me Judën”. Rama vuan nga kompleksi i vdekjes edhe në gjumë ngrihet llahtar nga unë. Do ta mund siç e kam mundur dy herë të tjera”, tha Berisha nga Shkodra.
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…