Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë ndaluar Sali Berishës dhe familjarëve të tij hyrjen në SHBA. Përmes një postimi në Twitter, Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken shprehet se Berisha minoi demokracinë në vend. Blinken shkruan në faqen e Departamentit të Shtetit se gjatë qeverisjes, Berisha ka kryer akte korrupsion të mëdha ku përfituan ai dhe familja.
Ndërkohë në deklaratën e bërë nga Departamenti Amerikan i Shtetit theksohet se shkeljet nga Berisha janë bërë veçanërisht në kohën kur ka shërbyer si kryeministër i Shqipërisë.
Amerikanët shkojnë edhe më tej duke paralajmëruar të tjerë emra në listën e zezë, pasi theksojnë se Berisha aktet korruptive i ka bërë në bashkëpunim me aleatët politik të tij.
“Në cilësinë e tij zyrtare si Kryeministër i Shqipërisë në veçanti, Berisha ishte i përfshirë në veprime korruptive, të tilla si shpërdorim i fondeve publike dhe ndërhyrje në proceset publike, duke përfshirë përdorimin e pushtetit të tij për përfitimet e tij dhe për të pasuruar aleatët e tij politikë dhe anëtarët e familjes së tij në shpenzimet e besimit të publikut shqiptar në institucionet e tyre qeveritare dhe zyrtarët publikë.
Për më tepër, retorika e tij tregon se ai është i gatshëm të mbrojë veten, anëtarët e familjes së tij dhe aleatët e tij politikë në kurriz të hetimeve të pavarura, përpjekjeve antikorrupsion dhe masave të përgjegjësisë. Me këtë përcaktim, unë po rikonfirmoj nevojën për llogaridhënie dhe transparencë në institucionet demokratike të Shqipërisë, proceset qeveritare dhe veprimet e zyrtarëve publikë shqiptarë“, shkruan Blinken.
Ndërkohë në deklaratën e DASH theksohet se për më tepër, retorika e Berishës vërteton se ai është i gatshëm të mbrojë veten dhe anëtarët e familjes së tij, si dhe aleatët politikë, në kurriz të hetimeve të pavarura, përpjekjeve antikorrupsion dhe masave të llogaridhënies.
“Veçanërisht në kohën kur ka shërbyer si kryeministër i Shqipërisë, Berisha është përfshirë në vepra korrupsioni, si përvetësimi i fondeve publike dhe ndërhyrje në proceset publike, përfshi edhe përdorimin e fuqisë së tij për përfitime vetjake dhe për pasurimin e aleatëve politikë dhe anëtarëve të familjes në kurriz të besimit të publikut shqiptar te qeveria, institucionet dhe zyrtarëve publikë.
Për më tepër, retorika e tij vërteton se ai është i gatshëm të mbrojë veten dhe anëtarët e familjes së tij, si dhe aleatët politikë, në kurriz të hetimeve të pavarura, përpjekjeve antikorrupsion dhe masave të llogaridhënies.
Me këtë përjashtim, po konfirmoj nevojën për llogaridhënie dhe transparencë në institucionet demokratike të Shqipërisë, proceset qeverisëse dhe veprimet e zyrtarëve publikë shqiptarë” thuhet në deklaratën e DASH.
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…