Avokati i ish-kryeministrit Sali Berisha, Genc Gjokutaj, i ftuar në “Top Story” sqaroi më tej zhvillimet e fundit për klientin e tij.
Ai u shpreh se mosha nuk lejohet me ligj që personat mbi 70 vjeç të dërgohen në burg.
Duke qenë se ish-kryeministri ka tejkaluar limitin e ligjit, nuk mund të dërgohet pas hekurave, por maksimumi i dënimit që mund t’i jepet është arrest në shtëpi.
Grida Duma: Pse është vendosur slash, arrest me burg ose arrest shtëpie.
Genc Gjokutaj: Ajo është një forcim i ngjyrave për të treguar që ne po të mos ishte mbi 70 vjeç nuk do të ishim kursyer për burg.
Grida Duma: Tani që është mbi 70 vjeç nuk e lejon ligji?
Genc Gjokutaj: Nuk e lejon ligji që t’i nënshtrohet masës së ekstremit, arrestit me burg. Maksimumi është arresti në shtëpi. Prandaj ata që e shkruajnë, duan që ta pëlqejnë ata që i kanë thënë./ Top Channel
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…