KRYESORE

Berisha: Vjen Erdogani nga Turqia na kërcënon në Parlament, ne vëllezër kemi shqiptarët, të tjerët janë miq

Ish-kryeministri Sali Berisha nga Rrësheni ka komentuar vizitën e presidentit të Turqisë Rexhep Tayyib Erdogan në Shqipëri duke i ka quajtur deklaratat e tij kundër Lëvizjen Gulen në parlament një kërcënim për shqiptarët. Berisha u ndal edhe te deklarata e Erdogan për vëllazërinë mes shqiptarëve dhe turqve. Prerazi ish-kryeminstri tha se vëllezër ne kemi shqiptarët, kurse të tjerët janë miqtë e Shqipërisë.

“ Vjen këtu presidenti i Turqisë, u thotë në parlament, pasi kërcënon qytetarët shqiptarë për Lëvizjen Gulen u thotë se në vëllazëri ka rregulla. Në vëllazëri ka rregulla, mirëpo ju e dini që në doktrinën islame zhvillohet koncepti jo i kombit por i vëllazërisë. Ne shqiptarët s’e kemi pranuar kurrë këtë e kemi pranuar islamin por jo për këtë, se po të jetë për vëllezër janë katolikët e Rrëshenit, Korçës… etj Janë ata që kanë gjak shqiptar sepse kështu kanë qenë gjithnjë për shqiptarët. Unë isha fëmijë në familje babai im praktikant mysliman por në familje festoheshin të gjitha festat. Dhe e pyesja përse i festojmë, sepse janë tanët thoshte.

Ata janë miq jo vëllezër, shiko çfarë sjell ky të gjitha për interesa të Edi Ramës, njëherë thotë jam lider katolik njëherë ortodoks, pastaj në fund tha kush të tha se s’jam mysliman. Vëllazërinë e kemi me njëri tjetrin brenda kombit të tjerët i kemi miq, s’jam në kundërshtim të bëjmë miq. U ndala këtu për të treguar se çfarë rëndësie ka të rikthejmë pluralizmin dhe vlerat”, tha Berisha.

Më herët deklaratat e Erdogan i ka komentuar edhe kryeministri Edi Rama i cili tha se se Shqipëria nuk i ka asnjë borxh Erdoganit dhe as Turqisë, ashtu siç edhe sipas tij as Turqia dhe as Erdogani nuk na kanë ndonjë borxh neve.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BREAKING NEWS

Djali i Khameneit zgjidhet udhëheqës suprem i Iranit

Irani ka zgjedhur djalin e të ndjerit Ajatollah Ali Khamenei si udhëheqësin e ardhshëm suprem…

9 orë ago
  • KRYESORE

Rriten tensionet në Lindjen e Mesme, vdes një tjetër ushtar amerikan

Konflikti në rritje mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit po vazhdon të shkaktojë…

10 orë ago
  • KRYESORE

Çfarë po ndodh pas sulmeve të reja në Teheran? Përdoruesit e mediave sociale të shqetësuar për kimikatet në tym

Interneti është ndërprerë dhe qytetarët e zakonshëm që nuk kanë VPN nuk mund të lidhen…

16 orë ago
  • BOTA

Do uronte gratë e vajzat për 8 Marsin, Putini mbytet dhe kollitet për 30 sekonda! Pastaj kërkon përsëritjen e regjistrimit

Një klip i fjalimit të Presidentit rus Vladimir Putinit u botua ditën e sotme aksidentalisht…

17 orë ago
  • KRYESORE

Banorja nga Teherani: Njerëzit do të preferonin të vdisnin nga bombardimet sesa në burgjet e Republikës Islamike

Një grua nga Teheran ka deklaruar se shumë iranianë janë aq të lodhur nga represioni…

18 orë ago
  • KRYESORE

Izraeli sulmon infrastrukturën e naftës në Teheran dhe në disa zona tjera strategjike, pamje

Forcat ajrore izraelite sulmojnë infrastrukturën iraniane të naftës në Teheran. IDF njoftoi se ndërmori një…

22 orë ago