Kryeministri Albin Kurti ka reaguar ndaj deklaratës së homologes së tij serbe, Ana Brnabiq, e cila në panelin e mbajtur të hënën në Forumin Strategjik të Bledit, ka thënë se ekziston vetëm një shtet dhe jo dy, pasi sipas saj, Kosova nuk është e njohur ndërkombëtarisht.
Kurti ka thënë se normalizimi në psikologji nënkupton mungesë të konfuzitetit mes realitetit dhe fantazisë.
Ai ka thënë se normalizimi mes Kosovës dhe Serbisë është i mundshëm nëse zbatohen marrëveshjet për të cilat është rënë dakord.
“Përkrahja për BE-në në Kosovë është 94 për qind, në Serbi 35 për qind. Kemi vendosur sanksione kundër Rusisë, Serbia nuk po mendon për këtë. Nuk është distancuar nga Millosheviqi e as Putinit. Nuk është e lehtë për ne. Dua të normalizojë marrëdhëniet dhe do ta bëja menjëherë. Normalizimi me Serbinë është më i vështirë, por mund të ndodhë. Duhet të zbatojmë Traktatin bazë që jemi dakorduar në Bruksel. Normalizimi në psikologji nënkupton mungesë të konfuzitetit mes realitetit e fantazisë”, ka thënë ai.
Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, e pyetur në panelin e diskutimit në Forumin Strategjik të Bledit për marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë, ka thënë se “është vetëm një shtet për të dhe nuk janë dy shtete”.
“E ashtuquajtura Republikë e Kosovës nuk është shtet i njohur ndërkombëtarisht, nuk është anëtare e OKB-së. Po qartë dyshoj se do të bëhet pjesë e BE-së, derisa të ketë pesë shtete mosnjohëse. Normalizimi është në interes të Beogradit e Prishtinës, të serbëve dhe shqiptarëve, është në interes të gjithë rajonit, është qartë një gjë lartë në listën e prioriteteve tona”, ka thënë Bërnabiq.
Bërnabiq ka thënë se Serbia po e pret themelimin e Asociacionit.
“Normalizimi filloi me Marrëveshjen e Brukselit në prill të vitit 2013, pra dhjetë vjetë më parë, që ishte marrëveshja e parë mes Beogradit e Prishtinës, dhe që u nënshkrua edhe nga Bashkimi Evropian, nga Përfaqësuesi i Lartë i BE-së. E vetmja gjë që është dashur të bëjë Prishtina ka qenë themelimi i AKS-së. Gati 11 vjet më vonë, kemi çdo gjë vetëm Asociacionin jo. E z. Kurti thotë se Marreveshja e Brukselit nuk ekziston më. Është marrëveshja e parë e normalizimit, që duhet zbatuar. BE-ja është garantuese për zbatimin e plotë. Po e presim Asociacionin. Ne jetojmë për paqe e stabilitet. Është në interesin tonë të mbajmë paqen e stabilitetin në rajon”, ka thënë Bërnabiq.
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…