Presidenti i SHBA Joe Biden e quajti Vladimir Putin kriminel lufte.
Zyrtarët ishin të qartë se mizoritë po zhvillohen dhe se shënjestrimi i qëllimshëm i civilëve përbën krime lufte.
Sekretarja Jen Psaki tha se Biden po fliste me zemër. Ajo tha se hetimi në vazhdim në Departamentin e Shtetit për krimet e luftës ishte duke u zhvilluar.
“Ka një proces ligjor që është duke u zhvilluar në Departamentin e Shtetit. Ky është një proces për të cilin do të kenë çdo përditësim.”
“Të gjithë kemi parë akte barbare, akte të tmerrshme nga një diktator i huaj në një vend që po kërcënon dhe po merr jetën e civilëve, duke prekur spitalet, gratë shtatzëna, gazetarët, të tjerët dhe mendoj se ai po i përgjigjej një pyetjeje të drejtpërdrejtë”, shtoi Psaki gjatë një komunikimi me gazetarët.
Biden fillimisht tha “jo” kur u pyet nëse Putin ishte një kriminel lufte, por u kthye menjëherë te një grup gazetarësh për të sqaruar atë që ishte pyetur. Kur u pyet përsëri nëse Putin ishte një kriminel lufte, ai u përgjigj pozitivisht.
Në lidhje me etiketimin e rëndë të Biden ndaj Putinit, ka reaguar Kremlini duke e quajtur retorikë të papranueshme dhe të pafalshme.
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…