Demokrati Joe Biden ka marrë një shtytje të madhe në garën për të rivalizuar presidentin amerikan Donald Trump në zgjedhjet e nëntorit.
Ish-zëvendëspresidenti amerikan fitoi në zgjedhjet e Partisë Demokratike në Karolinën Jugore, ku votuesit zgjodhën cilin kandidat Demokrat e duan të udhëheqë kandidaturën e partisë në zgjedhjet për president.
Bernie Sanders doli i dyti në shtetin e katërt që votoi te Demokratët. Ai mbetet lider në garën totale të deritashme. 14 shtete do të votojnë të martën, në të cilën ditë mund të sqarohet më shumë se cili mund të jetë i nominuari.
Kjo është fitorja e parë e Bidenit në garën e sivjetme.
“Vetëm pak ditë më parë, mediat dhe analistët e cilësuan këtë kandidaturë të vdekur. Tani, falë jush – dhe zemrës së Partisë Demokratike – ne kemi fituar, dhe kemi fituar bindshëm”, ka deklaruar 77-vjeçari pas fitores.
Bideni në këto zgjedhje fitoi 48.4 për qind, duke lënë prapa Sandersin që mori 19.9 e Tom Steyerin me 11.3.
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…