Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka kritikuar liderët e Kinës dhe Rusisë që nuk janë paraqitur në samitin për klimë COP26, raporton BBC.
Në fjalimin e tij të martën mbrëma, Biden ka thënë se klima është çështje gjigante dhe se Kina është larguar, ndërsa ka shtuar se të njëjtën gjë ka bërë edhe Rusia e Vladimir Putini.
Në samit munguan presidenti i Rusisë, Vladimir Putin dhe lideri i Kinës, Xi Jinping.
Por, të dy shtetet kanë dërguar delegacione për të biseduar në COP 26.
Kina është emetuesi më i madh i dioksidit të karbonit në botë, pasuar nga SHBA-ja. Rusia është e pesta, pas BE-së dhe Indisë.
Më tepër se 120 liderë janë paraqitur në konferencë në Glasgow të Skocisë.