Italia tregon shenja përmirësimi në pandeminë koronavirus. Rreth 1600 persona u shëruan në 24 orët e fundit, shifra më e lartë që prej shpërthimit të emergjencës.
Janë përgjysmuar dhe rastet e reja në shtetin fqinj, me Mbrojtjen Civile që raportoi 1648 të infektuar në ditën e fundit.
Duket se izolimi dhe masat e forta të autoriteteve po japin rezultat në frenimin e përhapjes.
Fatkeqësisht, bilanci i viktimave pësoi një rritje të lehtë krahasuar me një ditë më parë. 812 persona humbën jetën në 24 orët e fundit, ndërsa fataliteti është zgjeruar edhe mes personelit mjekësor. 63 mjekë dhe infermierë kanë humbur jetën dhe 8 mijë të tjerë janë prekur nga koronavirusi në shëndetësinë italiane. Në mbrojtje të tyre, Prokuroria e Milanos ndaloi autopsinë e viktimave deri në tejkalimin e emergjencës.