POLITIKE

Biserko: Vuçiq është manipulues, Serbia nuk është e ndershme karshi Kosovës

Është e vështirë të vlerësohet nëse takimi i sotëm i presidentit të Serbisë dhe kryeministrit të Kosovës do të jetë i suksesshëm apo jo, gjegjësisht nëse do të ketë ndonjë progres.

Nga njëra anë, Serbia është e përkushtuar për anëtarësimin në BE, por nga ana tjetër, ajo mbetet prapa në harmonizimin e politikës së saj të jashtme dhe të sigurisë me Bashkimin Evropian në krahasim me vendet e tjera kandidate nga Ballkani Perëndimor.

Sonja Biserko, presidente e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut tha se kjo tregon se vendosmëria e saj nuk është e sinqertë, thekson ai, duke shtuar se sigurisht që kjo vlen edhe për Kosovën.

Në prag të takimit të sotëm në Bruksel mes Aleksandër Vuçiqit dhe Albin Kurtit, pas një pauze katër mujore në dialogun në nivelin më të lartë shtetëror dhe krizës në rritje, e sipas Biserkos përkundër të gjitha përpjekjeve të SHBA-së dhe BE-së, deri më tani nuk ka pasur zhvillime të rëndësishme në dialogun Beograd-Prishtinë.

“Projekti i Kosovës po interpretohet gjithnjë e më shumë nga opinioni ynë si një projekt i pasuksesshëm i Perëndimit dhe shkaku kryesor i destabilitetit global. Kjo përdoret veçanërisht nga Rusia për të justifikuar agresionin e saj kundër Ukrainës”, thotë Biserko.

Megjithatë, Serbia është gjithashtu nën presion të madh për t’i dhënë fund çështjes së Kosovës, të cilës Beogradi po i reziston në mënyra të ndryshme.

“Pra presidenti Vuçiq po shkon në Bruksel, edhe pse nuk pret shumë nga ai takim. Ai është pro status quo-së sepse blen kohë për disa rrethana të tjera ndërkombëtare. Vuçiq gjithashtu thekson se anëtarësimi i Ballkanit Perëndimor deri në vitin 2030 nuk ka gjasa, siç po spekulohet. Domethënë, niset nga diskutimet që zhvillohen brenda vetë BE-së, e cila vetë duhet të kalojë njëfarë transformimi për të qenë në gjendje të marrë anëtarë të rinj, ku tani përfshihen Ukraina dhe Moldavia”, beson Biserko

Sjellja manipuluese e presidentit Vuçiq, thotë Biserko, gjithnjë e më shumë irriton opinionin dhe politikanët perëndimorë dhe gjithnjë e më shumë po bëhen thirrje për ndryshim të politikës perëndimore ndaj Serbisë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

9 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

11 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

12 orë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

19 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Rama ironizon protestuesit në Zvërnec: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe birre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…

22 orë ago
  • POLITIKE

Pas Greqisë, tani edhe Turqia kundër Shqipërisë

Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…

1 ditë ago