FOTO&VIDEO

Biznesmeni kinez humb jetën në aksident në aksin Librazhd–Elbasan

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në aksin nacional Librazhd–Elbasan, ku ka humbur jetën biznesmeni kinez Li Jianhong, ndërsa disa persona të tjerë kanë mbetur të lënduar.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Xibrakës, ku sipas të dhënave zyrtare, janë përfshirë dy automjete dhe përplasja ka rezultuar fatale për 60-vjeçarin kinez, i cili ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Li Jianhong ishte kryetar dhe president i kompanisë Xinjiang Grand Scape Group, një nga sipërmarrjet e njohura në rajonin e Xinjiangut, e cila operonte në fusha të ndryshme si turizmi, telekomunikacioni dhe investimet.

Sipas mediave të huaja, kompania e tij kishte asete të konsiderueshme dhe mijëra të punësuar, ndërsa vetë ai njihej edhe për aktivitetin e tij si alpinist dhe aventurier, duke përfunduar disa nga sfidat më të njohura në botë si ngjitja e Mount Everest dhe K2.

Policia ka bërë të ditur se në lidhje me aksidentin është arrestuar drejtuesi i automjetit tjetër, një 26-vjeçar, i dyshuar për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Në vendngjarje kanë ndërhyrë njësitë policore dhe ekipet mjekësore, ndërsa të plagosurit janë transportuar për trajtim në spital.

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

5 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

5 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

9 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

13 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrasja e policit në Maliq/ Autori jetonte në pyll me nënën e tij, fshihte arsenal armësh në stan

Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…

14 orë ago