467 kilogramë kokainë e vendosur në një kamion është sekuestruar nga autoritetet italiane mesditën e sotme. Mediat e vendit fqinj shkruajnë se kokaina u zbulua pas kontrollit të kamionit që drejtohej nga një 38-vjeçar shqiptar me inicialet C.E., i cili është vënë në pranga.
Kanë qenë agjentët e policisë rrugore të Arezzo-s, së bashku me personat e policisë financiare që kanë ndaluar kamionin për kontroll dhe kanë zbuluar lëndën narkotike që ishte fshehur pas një ngarkese të madhe me vegla muratori.
38-vjeçari shqiptar rezulton të jetë banues në Firence dhe pronar i dy kompanive që operojnë në sektorin e ndërtimit. Ajo që e ‘tradhtoi’ shqiptarin ishte rruga që përshkoi të cilës i ra në mënyrë ‘zig zage’ duke ngritur dyshimet tek policia. Pas manovrave jo normale që bënte me kamionin, shqiptari u ndalua dhe kërkimi poshte veglave që kishte zbuloi kokainën.
Sallustio dhe koloneli Adriano Lo Vito , komandanti provincial i Guardia di Finanza-s të Arezzo-s, shprehën kënaqësinë e tyre të madhe për rezultatin e operacionit, i cili sipas tyre është dëshmi e efektivitetit të rrjetit të kontrollit të vazhdueshëm. Shqiptari të cilit ende nuk i është zbardhur identiteti ndodhet pas hekurave. Në pritje të mbajtjes së seancës paraprake.