Kryetari i Lëvizjes Qytetare “Odgovor”, Boban Bogdanoviq, ka reaguar ashpër pas sulmit ndaj ish-kryetarit të Listës Serbe, Goran Rakiq, në veri të Mitrovicës.
Bogdanoviq përmes një deklarate ka thënë se është informuar nga miqtë e tij se Rakiq është sulmuar nga anëtarët e organizatës “Brigada e Veriut”.
Sipas tij, ky sulm lidhet me borxhet e mëdha financiare që Rakiq ka ndaj liderit të kësaj organizate, Milan Radoiçiq.
“Sa për mua, le ta shfarosin njëri-tjetrin deri në fund,” ka thënë Bogdanoviq në reagimin e tij.
Drejtori i Institutit “Octopus” Agim Musliu në një postim në “X”, ka shkruar se Rakiq është rrahur nga individë të afërt me të, që përfshijnë kriminelë dhe terroristë të lidhur me Aleksandar Vuçiqin dhe Milan Radoiçiqin.
Musliu tutje thekson se Rakiq është trajtuar fshehtas pas incidentit, duke u munduar të mbahet larg vëmendjes publike.
“Ish-kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, është rrahur mbrëmë në Mitrovicë, në pjesën veriore me shumicë serbe. Edhe pse është rrahur nga shokët e tij, kriminelët dhe terroristët e Vuçiqit dhe Radoiçiqit, ai është trajtuar fshehtas. Pa dyshim, ky rast do të paraqitej si një sulm nga shqiptarët, duke përhapur dezinformata kudo”, ka shkruar Musliu.
Telegrafi, përkundër tentimeve për të konfirmuar rastin nga Policia e Kosovës, nuk ka mundur të marrë përgjigje.
“Nuk mund të konfirmoj një gjë të tillë, së paku ne nuk kemi ankesa”, ka thënë zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në veri, Veton Elshani.
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…
Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…