Jo më larg se tre vjet më parë, Boris Johnson udhëhoqi Konservatorët në fitoren e tyre më të madhe në zgjedhje që nga viti 1987 në Britani të Madhe. Tani, kryeministri ka humbur përkrahjen e deputetëve të tij dhe po pritet të dorëhiqet. Si erdhi deri te kjo?
Afera e Chris Pincherit
Më 29 qershor, deputeti Chris Pincher shkoi në një klub në Londër. Me fjalët e tij, “kishte pirë shumë” dhe e “turpëroi veten”.
Ai u akuzua se kishte prekur dy burra, që çoi në nxitjen e deklarimeve të tjera, disa prej të cilave datonin qysh më herët. Nisi një zinxhir ngjarjesh që përfundon me rënien e kryeministrit.
Fillimisht, nga kabineti thanë se Johnsoni s’ka njohuri për raportimet e mëhershme ndaj Pincherit. Ministrat i dolën në përkrahje – edhe pse më vonë doli se s’ishte e vërtetë.
Më 4 korrik, BBC raportoi se Johnsoni kishte qenë në dijeni të ankesave zyrtare. Të nesërmen, një ish-zyrtar tha se kryeministri ka qenë në dijeni për ankesën.
Johnsoni e pranoi se i ishte thënë më 2019 dhe kërkoi falje që e caktoi Pincherin si zyrtar administrativ që siguron se anëtarët e partisë votojnë sipas dëshirës së lidershipit të partisë.
Ndeja në pandemi
Në prill sivjet, kryeministri Johnson ishte gjobitur për thyerjen e rregullave kufizuese, pasi organizoi një ndejë për ditëlindjen e vet në qershor të 2020-s sa vendi ishte nën masa kufizuese ndaj COVID-19.
Ai më pas kërkoi falje edhe që solli ndejën në rezidencën e kryeministrit.
Po ashtu, Policia shpërndau 126 gjoba për 83 njerëz që thyen rregullat në rrugët e rezidencave të krerëve.
Dhe një raport tjetër zyrtar përshkroi se ka pasur një seri të ngjarjeve të organizuara nga stafi politik që theu rregullat e izolimit.
Kriza jetësore – rritja e taksave
Inflacioni ka shënuar rritje drastike më 2022, duke prekur shkallë aktuale tash në 9.1 për qind.
Shumë nga arsyet ishin jashtë kontrollit të Boris Johnsonit. Pushtimi rus i Ukrainës, për shembull, çoi në shtrenjtim të karburanteve e produkteve ushqimore.
Qeveria ndërmori disa hapa – duke ulur çmimet e karburanteve – por edhe rriti taksat në prill.
Rritja e taksave u arsyetua me pagesën për kujdesin shëndetësor dhe social.
“Në mes të krizës më të keqe për jetë në disa dekada, Qeveria zgjodhi të rrisë taksat për punëtorët”, ka thënë lideri i Laburistëve, Sir Keir Starmer, në prill.
Përplasja për Owen Patersonin
Në tetor të 2021-s, një komitet në Dhomën e ulët të Parlamentit rekomandoi suspendim 30 ditor për atëkohë deputetin e Konservatorëve Owen Paterson.
Komisioni u shpreh se ai theu rregullat e lobimit, duke u përpjekur për t’i sjellë përfitime kompanive që e kanë paguar.
Por Konservatorët – të udhëhequr nga kryeministri – votuan për ndërprerjen e suspendimit, dhe vendosën një komitet të ri për të përcjellë hetimet.
Pas përplasjeve, Patersoni përfundoi me dorëheqje. Më vonë, Johnsoni pranoi se ka dështuar në zgjidhjen e rastit.
Mungesë përqendrimi e idesh
Boris Johnsoni fitoi shumicën pasi kreu me sukses daljen nga Bashkimi Evropian. Por që nga ajo kohë, kritikët e kanë akuzuar për mungesë përqendrimi e idesh në udhëheqje.
Ish-këshilltari i tij, Dominic Cummings, në vazhdimësi e ka akuzuar për humbje të kontrollit.
Të tjerët kanë vënë në pikëpyetje filozofinë e liderit, ose edhe nëse ka një të tillë. Në qershor, deputeti i Konservatorëve, Jeremy Hunt, akuzoi Johnsonin për mungesë “integriteti, kompetence e vizionit”.
Hunt u shpreh me këto fjalë pak para votimit të votëbesimit, të cilin Johnsoni e fitoi.
Por akuzat u shtuan më vonë.
Tash deklaratat e deputetëve pritet të qetësohen. Kryeministri është në largim.
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…
Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…