Gazetari shqiptar në Itali, Arbër Agalliu, ka dhënë detaje interesante në lidhje me arrestimin e bosit të Cosa Nostras, Matteo Messina Denaro.
Agalliu tha se me arrestimin e superbosit, një tjetër person duhet të jetë zgjedhur me siguri në krye të kupolës së Cosa Notras.
Sipas gazetarit emri i drejtuesit të ri nuk dihet ende, por me shumë gjasa mund të jetë një person i afërt me Matteo Messina Denaron, si p.sh. kunati, por mund të jetë edhe nga klani i korleonezëve.
Agalliu zbuloi se gjatë arrestimit Denaros iu gjetën dy telefona. Ndërkohë që në portofol mbante fotografinë e nipit të vdekur një vit më parë në aksident.
“Siç ka thënë dhe prokurori se kemi arrestuar numëin 1 të mafias, por kjo nuk do të thotë që kemi mposhtur mafian.
Struktura dhe kupola e Cosa Nostras drejtohet tashmë nga dikush tjetër, të cilin nuk e dimë se kush është.
Matteo Messina Denaro në momentin e arrestimit ka patur dy telefona celularë dhe në telefonin e tij është gjetur fotografia e nipit të tij të vdekur. Bëhet fjalë për Gaspare Alegra 37-vjeç që humbi jetën vjet në një aksident shumë të çuditshëm vitin e kaluar. Vetë Gaspere Alegra që ka qenë djali i motrës së Matteo Messina Denaro, ka qenë i proceduar për veprimtari të paligjshme të kumarit dhe lojërave të fatit.
Ndërkohë kunati i Matteo Messina Denaros, babai i Gaspera Alegra, ka qenë dhe njeriu më i afërt me të. Por ende nuk e dimë ende se kush është pasardhësi i superbosit. Matteo Messina Denaro vepronte në zonën e Trappanit ndërkohë që edhe korleonezët vijojnë të kenë një peshë goxha të rëndë Brenda Cosa Nostras”, tha gazetari.
Forcat ajrore izraelite sulmojnë infrastrukturën iraniane të naftës në Teheran. IDF njoftoi se ndërmori një…
Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…