Në bashkinë e Finiqit gjithë zona e fshatrave të njësisë së Dhivrit është tërësisht e izoluar dhe pothuajse e braktisur.
11 banorë të moshuar. Jeta ka një ritëm të ngadaltë në këtë zonë ku të moshuarit e mbushin ditën me aktivitete kopshtarie, e duke vizituar njëri-tjetrin. E vetmja dalje nga rutina, njëkohësisht kontakti me botën është telefoni që prej javësh nuk ka sinjal në këtë zonë. Telefoni i lidh të moshuarit me fëmijët emigrantë, me mjekun, infermierin, komshiun që jeton në lagjen e përtejme, me mjetet e rralla që qarkullojnë për të sjellë ushqim e shërbime.
“Ne duam të jetojmë në fshat se këtu u lindëm, u rritëm, punuam në kooperativë dhe më pas mbajtëm shtëpitë gjallë. Fëmijët kanë ikur me vite. Vijnë ndonjëherë por më shumë me telefon merremi vesh. Tani ngjitem çdo ditë deri në kodër, atje lart, mbase gjej sinjal por ska. Nuk kërkojmë shumë. S’kanë ç’na bëjnë këtu lart por të paktën telefonin ta rregullojnë se jemi si të shurdhër.”
Një tjetër e moshuar që ka ardhur për ti kthyer vizitën Kasianisë thotë se ndodh shpesh që për ditë të tëra të mos shohin askënd dhe se jeta është shumë e vetmuar në këtë zonë.
“Kemi dalë për të pritur bukën sot. Vjen një herë në javë dhe kushton 1400 lekë. Që të shkojmë në qytet tek mjeku na duhen 60-70 mijë lekë taksi por telefoni na zgjidhte ca punë. Flisnim me fëmijët përditë se kanë mall, dhe kemi mall. Ata na dërgojnë edhe ilaçet kur munden. Tani duhet të eci në këmbë për të folur qoftë edhe me komshinjtë dhe kjo është e vështirë. Ne jemi të moshuar dhe nëse ndodh diçka nuk dimë si të njoftojmë”
Situata e komunikimit është e ngjashme që prej fshatit Kërrë e deri në të dalë të Dhivrit. Parullat e propagandës së kohës së socializmit që i gjen ende mbi godinat e ish kooperativave të kujtojnë se e shkuara nuk është aq e largët në këtë zonë të ndalur në kohë.
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…