LAJME

Braktisja e një ‘Mjeshtri të Madh’! Vendim Kapaj, artisti që për 50 vite krijoi melodi me fyell, sot pastron mbeturinat e Vlorës

Vendim Kapaj, ‘Mjeshtri i Madh’, instrumentist i shquar në të gjithë Labërinë dhe jo vetëm, për më shumë se 50 viteve është i njohur për aftësinë e tij të veçantë në krijimin e melodive me fyell, por sot duket se gjithë ai mund dhe vlerësim i është lënë në harresë.

Kush do ta mendonte që artisti që mahniti italianët, francezët, në shumë e shumë koncerte do të punësohej nga bashkia për të shërbyer në mbledhjen e mbeturinave të qytetarëve të Vlorës.

Sot Vendim Kapajn, Mjeshtrin e Madh e gjen në Vlorë, jo duke bërë muzikë a kompozuar melodi, por në në konteinerët e mbeturinave duke pastruar, plehrat.

Ai është punësuar nga bashkia, jo në Teatër apo në Pallatin e Kulturës, aty ku duhet të ishte, por u punësuar si punonjës i thjeshtë pastrimi.

Vendim Kapaj e ka nisur punën me fyell pothuajse 50 vite më parë, me grupin e Kërkovës. Në vitin 2000, në një shfaqje në Butrint të Sarandës, me pjesëmarrje të Silvio Berlusconit, ky i fundit u përkul 3 herë para mjeshtrit Kapaj për ta falënderuar për atë që bëri.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Rama ironizon protestuesit në Zvërnec: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe birre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…

26 minuta ago
  • POLITIKE

Pas Greqisë, tani edhe Turqia kundër Shqipërisë

Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…

10 orë ago
  • KRYESORE

Përshkallëzohet tensioni në Gjirin Persik, Irani sulmon bazat amerikane me raketa balistike

Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…

20 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Propaganda pro-iraniane në protestat për Zvërnecin? Video “Lego” me AI paraqesin Shqipërinë si pjesë të rezistencës kundër Izraelit

Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…

20 orë ago
  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

1 ditë ago