Ish-komandanti Suprem i Aleatëve në Evropë për NATO-n, gjenerali me katër yje në pension Philip Breedlove, ka deklaruar për REL se NATO është krijuar për të mbrojtur Evropën dhe aleatët e saj nga kërcënimi i përbashkët që ai e identifikon si Rusia, veçanërisht nën udhëheqjen e presidentit Vladimir Putin.
“NATO është ndërtuar për të na mbrojtur kundër armikut tonë. Ne ende kemi të njëjtin armik. Ai armik është Rusia. Më në fund kemi të gjitha dokumentet tona që e pranojnë se Rusia është armiku. Pra, NATO-ja është ndërtuar për t’i mbrojtur Evropën dhe aleatët e NATO-s kundër armikut tonë të përbashkët, që është Rusia e Vladimir Putinit”
Ai theksoi se lufta në Ukrainë nuk duhet parë si një konflikt i ri, por si një luftë që ka nisur që në vitin 2014 dhe ka vazhduar pa ndërprerje deri më sot.
“Shumë njerëz gabojnë kur thonë se kjo luftë do të zgjasë katër apo pesë vjet. Në realitet, ajo ka 12 vjet që vazhdon,” u shpreh Breedlove.
Ai shtoi se ndërsa NATO mbetet e fokusuar në mbrojtjen kolektive, aleanca zotëron edhe kapacitete të tjera të rëndësishme, si ato për çminim dhe operacione mbështetëse, të cilat mund të përdoren në rajone të tjera strategjike, përfshirë Gjirin Persik.
Breedlove nënvizoi se një qasje më bashkëpunuese dhe ulja e retorikës mund të ndihmojnë në arritjen e qëllimeve të përbashkëta të sigurisë. Sipas tij, rritja e dialogut dhe koordinimit mes aleatëve është thelbësore për të përballuar sfidat aktuale globale.
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…
Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…